I jepet lamtumira e fundit veprimtares së çështjes kombëtare Nazire Zogaj

15 dhjetor 2019 | 14:20

Sot në teatrin “Adriana” në Ferizaj qindra qytetarë, të prirë nga kryetari i Komunës, Agim Aliu, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zëvendësministra, përfaqësues e drejtues të institucioneve politike e shoqërore, drejtues të Shoqatës të të Burgosurve Politik të Kosovës, veprimtarë të çështjes kombëtare e familjarë të tyre nga të gjitha trojet etnike shqiptare, në hollin e teatrit, i dhanë lamtumirën e fundit veprimtares e mësueses së dalluar, Nazire Zogaj e cila të shtunën ndërroi jetë.

Në fjalën e tij në këtë mbledhje komemorative, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se humbën, një grua, një familjare, një veprimtare, një sypatrembur e edukonjëse të brezave, humbën e po i japim lamtumirën e fundit, ikonës së mospërkuljes, mësueses së brezave, zonjën që në çdo shkronjë të kësaj fjale merr kuptim, Nazire Zogaj.

Ndërkaq  kryetari i Shoqatës të të Burgosurve Politik të Kosovës, Hydajet Hyseni ka evokuar kujtime e rrëfime nga periudhat e burgut të të ndjerës si dhe ka folur për veprimtarinë e përbashkët e rolin që kishte në demonstrimet popullore kundër robërisë serbe.

Vlerësimet më të larta për personalitetin e të ndjerës, guximin, dijen e atdhedashurinë e saj dha edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, veprimtari dhe ish i burgosur politik, Elmi Reçica. Ai ka thënë se Nazire Zogaj ka qenë një nga veprimtaret më të dëshmuara, më atdhetaret dhe më të sinqerta.

Fatbardha, e bija e së ndjerës, duke falënderuar qindra pjesëmarrësit në këtë mbledhje komemorative, organizatorët që ju gjenden pranë familjes, shpalosi një moment të veçantë e tejet emocional me të ëmën, atë të lënies së një fotografie nga ajo, me emrat e tri vajzave të saj, e dedikimin prekës, kur ajo të mos jetë më.

Image may contain: 5 people, people standing and suitImage may contain: 5 people, people standing and outdoorImage may contain: 6 people, people sitting and indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orë 17:30 zhvillohet në “Emirates Stadium” derbi i Premier…