I jepet lamtumira veprimtarit studentor të ’97-s në Mitrovicë, ish-ushtarit të UÇK-së, Ali Ahmeti (foto)

24 shtator 2022 | 21:53

Në varrezat e dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së në Shipol të Mitrovicës, me nderime ushtarake, sot i është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit studentor të ’97-s në Mitrovicë, ish-ushtarit të UÇK-së, Ali Ahmeti.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miqë, bashkëveprimtarë, ish liderët studentorë të ’97-s: Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Naim Havolli dhe Ernest Luma, bashkëluftëtarë, si dhe përfaqësues nga Komuna e Mitrovicës, deputetë dhe qytetarë të shumtë, shkruan “Epoka e re”.

No description available.

Para ceremonisë së varrimit, në hollin e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, nën organizimin e Komunës së Mitrovicës janë mbajtur homazhe dhe pastaj është mbajtur edhe mbledhja komemorative, ku i ndjeri Ali Ahmeti u vlerësua si organizator e si pjesëmarrës i palodhshëm në çdo përpjekje të popullit për të lëvizur drejtë lirisë.

Ali Ahmeti ishte për trajtim mjekësor në Gjermani, ku edhe ndërroi jetë.

No description available.

No description available.

No description available.

Mbahet mbledhje komemorative kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Ali Ahmeti

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur deputetes së…