I ka 97 milionë banorë, s’e ka asnjë të vdekur nga koronavirusi

30 maj 2020 | 10:53

Kur bota kërkonte në Azi shembuj të suksesshëm për luftimin e koronavirusit, zakonisht përmendeshin Koreja Jugore, Tajvani dhe Hong Kongu. Megjithatë, është një tregim suksesi që është lënë anash. Është Vietnami. Shteti me 97 milionë banorë nuk e ka regjistruar asnjë të vdekur nga koronavirusi, ndërsa deri më tani i ka vetëm 328 të infektuar, pavarësisht se kufizohet me epiqendrën e përhapjes fillestare – Kinën.

Rezultati bëhet më i çuditshëm kur merret parasysh fakti se Vietnami ka miliona vizitorë kinezë dhe popullsia e tij ka të ardhura të ulëta. Për më tepër, vendi nuk ka sistem shëndetësor të avancuar. Ai i ka vetëm tetë mjekë për 10 mijë banorë.

Pas një izolimi trejavësh, Vietnami i largoi masat për distancim fizik në fund të prillit. Bizneset dhe shkollat janë rihapur dhe jeta gradualisht po i kthehet gjendjes normale, shkruan “CNN”, transmeton Express.

Skeptikët mund të mendojnë se këta numra janë shumë të mirë për të qenë të vërtetë, por Guy Thwaites, infektolog që punon në njërin prej spitaleve kryesore për koronavirus në Vietnam, thotë se shifrat përputhen me realitetin në terren.

“Unë shkoj në reparte çdo ditë, i njoh rastet, e di që nuk ka vdekje”, tha Thwaites. “Nëse do të kishte raste të pakontrolluara apo të paraportuara, do t’i shihnim ato në spitale, njerëzit do të vinin me infeksione në gjoks që, ndoshta, nuk janë diagnostikuar. Kjo kurrë nuk ka ndodhur”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 është një virus i cili rrezikon më së shumti…