I ndau Meghan Markle, njihuni me ish të dashurën bukuroshe të Harry

12 tetor 2021 | 16:38

Prince Harry është tashmë i martuar prej një viti me Meghan Markle, me të cilën ka edhe një djalë të vogël me emrin Archie. E megjithatë, Harry duket se ka qenë në një lidhje në kohën kur është njohur me Meghanin.

Biografia e familjes mbretërore, Angela Levin ka shkruar në librin “Harry: Conversations with the Prince” se Harry ka qenë i lidhur me modelen Sarah Ann Macklin. Me këtë të fundit thuhet se Harry u takua në një festë private, ku shkëmbyen numrat dhe filluan të komunikonin.

E megjithatë, marrëdhënia e tyre është komentuar nga Levin si jo serioze, prandaj Harry nuk e privoi veten nga njohja me Meghanin.

Sara Ann Macklin duket se vazhdon jetën e lumtur. Përveçse modele, ajo është edhe nutricioniste e influencuese në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
13.10.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…