I NDERUAR BEDRI ISLAMI FALEMINDERIT PËR FTESËN PËR NË VLORË

16 mars 2022 | 00:19


Ismet Sylejmani

I dashur dhe shumë i nderuar Bedri Islami, faleminderit që më ke ftuar në promovimin e librit Tuaj “Triada e Kosovës” mbajtur në Vlorë!

Unë dhe familja ime, do të jemi përgjithmonë mirënjohës, për nderimin që ma keni bërë, duke më ftuar në promovim të librit Tuaj “Triada e Kosovës”!

I dashur Baca Bedri, faleminderit që më ke ftuar për të marrë pjesë në evenimentin e madh në Vlorën heroike, vendlindjen e Flamurit!
I dashur Baca Bedri, faleminderit që më ke ftuar aty ku ka qenë i ftuar dhe ku ishte pjesmarrës Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Unë e kisha moment të madhe të jetës time pjesmarrjen në atë ngjarje të madhe në Vlorën e Pavarësisë së Shqipërisë!

Do ta mbajë në mendje gjatë e nuk do ta harroj kurrë, se më 12 Mars 2022, kamë pasur fatin e madh në jetën time, që me një fjalim të përgaditur ti drejtohem auditorit të nderuar në Sallën soleme të Muzeut Kosova, dhe nga aty ti drejtohem popullit të Vlorës e të gjithë Shqipërisë!

I dashur Baca Bedri, unë për herë të parë në jetën time në Shqiperi kamë mbajtur fjalim në Rrëshen të Mirdites më 7 Gusht 2014, me rastin e 65 vjetorit të vrasjes së Heroit të Popullit Bardhok Biba!

Pastaj kamë mbajtur një fjalë përshëndetëse në Hotel 15 katshi në Tiranë në promovimin e librit “Bardhok Biba dhe Mirdita” të Mark Mesulit!

Paraqitja ime e tretë ishte Vlora, dhe nga simboli i Mirditës Bardhok Biba te simboli i Pavarësisë së Shqipërisë dhe i Flamurit të Kombit – Ismail Qemali!

Shumë i dashur Baca Bedri, unë jam me fat, sepse për herë të parë në jetën e Tij e kamë shoqëruar Ali Ahmetin, në vizitën e Tij të parë në Shkodër, por edhe për herë të parë me Ali Ahmetin, Ti na ke bërë bashk në Vlorë, sepse unë kurrë më parë me Aliun nuk isha në Vlorë!

Populli shqiptar i Kosoves dhe Lëvizja Popullore e Kosovës e ka pasur për nderë që të ka pasur Udhëheqës dhe do ta ruan si një nga thesaret më të mëdha të historisë së Tij!

Ti je shembulli i madh dhe i padiskutueshem, që dëshmon se shqiptari nga Shqipëria Nënë, jo vetëm mund te behet Udheheqes i Kosoves, por edhe duhet te behet herëpasëherë praktikë në të ardhmen, pse jo, le të dihet njëherë e përgjithmone se Ju jeni të parët dhe ne të tjerët vijmë pas jush!

Shpresoj dhe jam i bindur shumë, se Ju i dashur Baca Bedri, do të dini dhe do të mundeni edhe në të ardhmen të na ofroni neve dhe lexuesit shqiptar vepra te reja, shendet e suksese të uroj nga zemra!

Edhe njëherë faleminderit, mirënjohës përgjithmonë!

Prishtinë, 16 Mars 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerallejtënant Ben Hodges, ish-gjeneral komandues në Ushtrinë Amerikane, ka publikuar…