I riu nga Rastavica e Deçanit humb jetën tek Liqeni i Radoniqit

02 gusht 2020 | 23:47

Azgon Selmanaj nga fshati Rastovicë ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në liqenin e Radoniqit.

Kjo u bë e ditur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj i cili u shprehi ngushëllime familjarëve të të riut që ka humbur jetën.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Lajm tronditës.

Tragjikisht ka humbur jetën sot në liqenin e Radoniqit i riu nga fshati Rastovicë, Azgon Selmanaj.

Bashkëndjejmë dhembjen me familjen Selmanaj nga Rastovica e Deçanit!

Shpirti i tij u preht në paqe!

RS

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Skënder Minxhozi Mars 1993. Pasi kishim përhapur fjalë se…