 
                    “I shkreti burrë që do futet në shtëpinë time”/ Lei Kraja zbulon “problemin” e madh
                19 tetor 2020
                |  13:08
            
        Lei Kraja, moderatorja e njohur sportive e Digitalb, foli sot në “Wake Up” për jetën e saj private. Ajo nuk e përjashtoi mundësinë që të lidhet me një futbollist ndonëse nuk do e kishte me shumë dëshirë.
Duke qenë se ka lindur në Amerikë, moderatori Isli Islami e pyeti se si është tradita e prezantimit të të dashurit përpara familjes. “Edhe atje funksionon si këtu, e çojmë në shtëpi, i bëjnë pyetje, investigime. Mami është sfida më e vështirë për të dashurin. I shkreti ai që do të hyjë në shtëpi se për mamin nuk ka asnjë njeri mjaftueshëm të mirë”, u shpreh moderatorja simpatike.





 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        