I vazhdohet edhe një muaj masa e paraburgimit të dyshuarit për sulm seksual ndaj Mrika Nikqit

31 tetor 2022 | 12:08

I dyshuari për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, F.B do të qëndrojë në paraburgim deri në fund të muajit nëntor.

Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Pejë, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Pejë, Tringa Zhuti.

“Ju njoftoj se i pandehuri gjendet ende nën masën e paraburgimit dhe  se  Gjykata duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë ndaj të njëjtit e ka vazhduar masën e paraburgimit deri me datë 29.11.2022”, ka thënë Zhuti për “lajmi.net”.

Sulmi seksual ndaj Nikqit ka ndodhur më 27 shtator në Pejë, në një hapësirë pranë rrugës kryesore.

Pamjet e xhirimeve të kamerave të sigurisë ku shihet sulmi në fjalë i kishe shpërndarë në “Facebook” vetë viktima e rastit, duke nxitur kështu reagime të shumta në rrjetet sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër që ekzekutivi i komunës është i obliguar të mbajë…