I vdekuri në Badoc ishte inspektor në komunën e Prishtinës

19 dhjetor 2019 | 10:59

Trupi i pajetë që mbrëmë u gjet në pyll afër liqenit të Badocit është i njërit prej inspektorëve të pyllit të Komunës së Prishtinës me iniciale N.Rr.

Policia e ka gjetur trupin të vrarë me armë zjarri, ndërsa vetura e tij ishte e braktisur.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke e treguar ngjarjen ka theksuar se për komunën ky është një lajm i rëndë.

“Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit. Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit. Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe si Komunë do të ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira. Nga Policia kërkojmë që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë. Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boris Johnson mbetet i humbur nga fjalët e një gruaje,…