I vodhi tabelën e Donald Trump në oborr, gruaja vret 32 vjeçaren

17 shkurt 2021 | 23:39

Një grua e akuzuar për vrasjen e një gruaje tjetër është arrestuar nga policia në shtetin e Uashingtonit.

Sipas raportimeve, dyshohet se viktima u përpoq të vidhte një tabelë ku shkruhej Donald Turmp.

Angela Marie Conijn, 55 vjeçe, u dërgua në burgun e qarkut me akuza për vrasje të shkallës së dytë pasi dyshohet se vrau 32-vjeçaren Kamran Cohee.

Gruaja e moshuar akuzohet se e qëlloi për vdekjen zonjën Cohee pasi doli nga dera e saj e përparme për të gjetur gruan duke vjedhur tabelën nga oborri i saj. Gratë nuk besohet se e kanë njohur njëra-tjetrën.

Një urdhër arresti u lëshua dje kundër Conijn, duke u dhënë oficerëve 30 ditë kohë për të ngritur akuza në Gjykatën Supreme të Qarkut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përleshje e armatosur ka ndodhur mes disa personave në…