Ia vjedhin skenarin, aktori ka një kërkesë për hajnat

16 janar 2019 | 14:18

Aktori britanik Hugh Grant përmes rrjetit Twitter kërkoi nga hajdutë, të cilët e thyen makinën e tij, për t’i kthyer skenarin në të cilin po punonte që disa muaj.

Ai iu drejtua hajnave të panjohur dhe të gjithë atyre që posedojnë informacione në lidhje me atë se ku ndodhet çanta e tij, pasi përmban gjëra shumë të vlefshme.

“Nëse ka një shans që dikush ta di se kush e ka thyer makinën time dhe më ka vjedhur çantën time, përpiqu ta bindësh atë që ta kthejë skenarin. Gjatë krijimit të tij janë shpenzuar shumë javë. Ose të paktën broshura shëndetësore e fëmijës tim “, shkroi aktori në Twitter.

Grant ishte shumë i zemëruar ndaj oficerëve të policisë, të cilët nuk reaguan menjëherë, dhe ai u detyrua të kontaktojë nëpërmjet rrjeteve sociale për të zgjidhur rastin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet nënkryetares Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka mbajtur të mërkurën…