Ibra: Jam lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në MLS

17 shtator 2019 | 15:18

Zlatan Ibrahimoviq është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, teksa ka shkëlqyer tek të gjitha skuadrat ku ai ka luajtur.

Suedezi ka luajtur për skuadrat më të mira evropiane, si Ajaxi, Juventusi, Interi, Barcelona, Milani, PSG-ja dhe Manchester United. Prej dy vitesh, Ibra aktivizohet në  MLS, tek Los Angeles Galaxy, ku edhe pse është në një moshë të madhe përsëri ai po tregon një formë të shkëlqyer.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 37-vjeçari i ka thurur elozhe vetes, teksa është shprehur: “Unë mendoj se jam lojtari më i mirë që kam luajtur ndonjëherë në MLS. Mjafton të shikoni se çfarë kam bërë në dy vitet e fundit që kam luajtur këtu dhe e kuptoni se unë jam më i miri”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Pitsburghut në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të…