Ibra mund të pensionohet në fund të sezonit

21 mars 2020 | 11:36

Zlatan Ibrahimoviç mund të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjiganti suedez po mendon seriozisht pensionimin, pas situatës të skuadra kuqezi.

Një rol të rëndësishëm në këtë vendim të Ibrës, pritet të luajë edhe pandemia e Koronavirusit që ka pezulluar thuajse gjithë botën e futbollit.

Kujtojmë që 39-vjeçari nënshkroi në janar kontratë 6 mujore me Milanin, me opsion rinovimi në sezonin e ardhshëm, por aventura e Zlatanit me shumë gjasa do të përfundojë këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas paraqitjes së pandemisë COVID-19, biznesmeni i njohur në vend,…