Ibra: Nëse Unitedi ka nevojë për mua, këtu jam

28 gusht 2019 | 23:36

Ylli i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviq, ka hapur derën për një rikthim të mundshëm te Manchester Unitedi.

Sulmuesi suedez ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm në MLS dhe beson se ai është akoma mjaft i mirë për të luajtur në Ligën Premiere. Ai me shaka shtoi se Unitedi, nëse ka nevojë për të, ai është gati për një rikthim.

“Ende mund të luaj lehtë në Ligën Premiere. Nëse Unitedi ka nevojë për mua, unë jam këtu! Por, Galaxy më ka mua, kështu që më vjen keq. Unë bëra punën time në Evropë. Më pëlqen, kam 33 trofe që solla me vete këtu dhe shpresoj se mund të fitoj edhe këtu. Atëherë do të shohim se ku mbaron kjo aventurë”, ka thënë Ibrahimoviqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të përballet më 7…