Ibrahim Gashi: Qeveria e re ka shumë punë para vetës

23 shkurt 2020 | 23:07

Profesori universitar i Diplomacisë, Ibrahim Gashi, në një intervistë për Gazeta Infokus, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth çështjes së njohjes së Kosovës nga Xhamajka.

Gashi ka deklaruar se njohja nga ky shtet edhe mund të ketë ndodhur, por që si pasojë e ndikimit nga Serbia e Rusia në arenën ndërkombëtare, ajo është tërhequr.

“Procesi i njohjeve është proces jo i lehtë për Kosovën, pasi që Serbia në vazhdimësi është duke lobuar tek shtetet që nuk e kanë njohur, që mos ta njohin e tek ato që tashme e kanë njohur Kosovën, ata nuk po zgjedhin mjet për t’i bindur ata për t’i tërhequr njohjet”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se Qeveria e re ka punë të shumta para vetës në planin e brendshëm, për të performuar më mirë ekonomikisht, për të pasur më shumë investime të shumta dhe për të pasur më shumë vende të reja të punës.

“Atëherë edhe në planin ndërkombëtar nuk kemi çka kompleksohemi, sepse na shohin të tjerët se si jemi”.

“Shtetet e fuqishme ekonomikisht imponohen më shumë në rendin ndërkombëtar. Jo më ushtri më por me fuqi të butë. Ne nëse jemi të varur ekonomikisht nga rajoni atëherë ne nuk mund te imponohemi”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Hajredin Kuçi, në emisionin në N'Konak që…