Ibrahimi: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro

12 nëntor 2026 | 08:28

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, në “Click” të RTV21, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat, duke thënë se këtë vit komunave u janë ndalur 24 milionë euro nga granti për arsim.

Ibrahimi deklaroi se si pasojë e kësaj, mbi 3 mijë punëtorë arsimorë duhet të paguhen nga buxhetet komunale.

Ai paralajmëroi se edhe vitin e ardhshëm komunat do të përballen me barrë financiare.

“Ministria e Arsimit, këtë vit, komunave ua ka ndalë 24 milionë euro nga granti për arsim. Mbi 3 mijë punëtorë arsimorë është dashur të paguhen nga buxhetet komunale. Vitin e ardhshëm, janë – 8 milionë e diçka për punëtorët arsimorë”, tha Ibrahimi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend…