Ibrahimi tregon se cilët ministra s’duhet të rrëshqasin në interesa partiake

19 tetor 2021 | 17:32

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka kritikuar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ai ka bërë me dije se këta dy ministra nuk duhet të rrëshqasin në pellgun e interesave të ngushta partiake.

“Unë nuk dyshoj që qëndrimi që i ra hise ta mbroj ministres Rizvanolli për projektin e gazit nuk përfaqëson mendimin e shkollës ku ajo është ngritur si profesioniste. As qëndrimi i ministrit Murati sot ndaj një kompanie private nuk besoj të jetë  ajo që ai e mendon vërtetë. Edhe një student i vitit të parë në ekonomi e di që në ekonomi të tregut nuk lejohet të bëhen dallime e diskrimimime të tilla, e lëre më ministri me gjithë atë shkollë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

 

Postimi i plotë i Ibrahimit:

 

Dy ministra në qeverinë aktuale që nuk do të doja ti shihja të rrëshqasin në pellgun e interesave të ngushta partiake janë Hekuran Murati dhe Artane Rizvanolli.

Te dy të shkolluar në frymë liberale, në universitete të njohura janë kuadro me të cilët do të duhej të ishim krenarë.

Por politika shpesh të kap përpara dhe të shtyn të thuash gjëra që në rrethana tjera nuk do t`i thoje.

Unë nuk dyshoj që qëndrimi që i ra hise ta mbroj ministres Rizvanolli për projektin e gazit nuk përfaqëson mendimin e shkollës ku ajo është ngritur si profesioniste.

As qëndrimi i ministrit Murati sot ndaj një kompanie private nuk besoj të jetë  ajo që ai e mendon vërtetë. Edhe një student i vitit të parë në ekonomi e di që në ekonomi të tregut nuk lejohet të bëhen dallime e diskrimimime të tilla, e lëre më ministri me gjithë atë shkollë.

Qeverisja e gjeneratës së re para së gjithash duhet të sjell edhe një normë të re ku integriteti personal duhet të vihet mbi interesin ditor partiak.

Përndryshe do të vazhdojmë të shohim qeverisje të njëjtë si deri tani dhe të humbim kuadro tê mira që i fshin përpara interesi partiak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për asamblist në Kuvendit Komunal të Podujevës,…