Icardi: U largova nga Interi sepse nuk fitova asnjë trofe

23 shtator 2019 | 11:47

Mauro Icardi është larguar nga Interi gjatë verës. Sulmuesi argjentinas e ka thumbuar skuadrën italiane, duke thënë se është larguar përshkak se nuk ka fituar asnjë trofe.

“Kam luajtur 7 vite tek Interi. Ëndrra ime ishte të luaja në Ligën e Kampionëve me ata dhe e realizova, por nuk fituam dot asnjë trofe. Ishte momenti që të luaja në një skuadër fituese dhe që koleksionon tituj. Të luaja në një skuadër me kampionë dhe që fiton trofe si PSG-ja, ishte objektivi im. Wanda? Kush më njeh, e di çfarë personi jam. Me Wandën kam 7 vite. Mendoj se të dy bashkë morëm vendimin e duhur për të mirën e karrierës sime dhe të familjes”, ka thënë Icardi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mozaik shumëngjyrësh që u zbulua në një kishë të…