‘Idriz Ajeti ishte doajen i dijes albanistike’

13 shkurt 2019 | 14:23

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka mbajtur një mbledhje komemorative, si dhe ka organizuar homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut Idriz Ajeti.

Kryetari i AShAK-ut, Nexhat Daci, ka thënë se janë krenarë që akademik Ajetin e patën koleg, mik dhe udhëheqës për një kohë të gjatë.

“Asnjëherë në asnjë periudhe akademik Ajeti nuk e ka lëshuar rrugën e drejtësisë kombëtare dhe intelektuale, dhe e kemi pasur gjithmonë në përkrahje”, ka thënë Ajeti.

Ndërsa, akademik Rexhep Ismaili ka folur për jetën dhe veprën e Idriz Ajetit, duke thënë se ai ishte një doajen i dijes albanistike.

“Si dijetar ai tërë jetën luftoi për popullin e vet dhe këtë veprimtari i kishte të vetat dinjitetin dhe ngrohtësinë”, ka thënë Ajeti.

Akademik Idriz Ajeti ka ndërruar sot jetë në moshën 102-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e Prishtinës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar marrëveshje…