Skenderaj hyn në garë për grantin e përformancës për mjedis të pastër

13 shkurt 2019 | 14:18

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe GIZ-in gjerman, për grantin e përformancës për mjedis të pastër.

“Me nënshkrimin trepalesh të memorandumit të mirëkuptimit (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Organizata GIZ dhe Komuna e Skenderajt), kemi hyrë në garë për grantet e përformancës për mjedis të pastër, të cilat ndahen nga Ministria e Mjedisit dhe GIZ-i gjerman. Më vjen mirë që si komunë jemi klasifikuar në kategorinë e komunave të Kosovës, me përformancë të kënaqshme mjedisore”, ka thënë Jashari.

Me këtë rast, Jashari ka falënderuar ministrin e MMPH-së, Fatmir Matoshi, dhe zyrtarët nga GIZ-i për këtë vlerësim. “Shpreh bindje se ne kemi ndërmarrë veprime konkrete në nivel komunal, dhe këtu dua t’i përmend dy aksionet e mëdha të pastrimit dhe eliminimin e deponive ilegale. Shfrytëzoj rastin t’u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Skenderajt, që secili të jap kontribut në ruajtjen e mjedisit në të cilin jetojmë”, është shprehur Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i keq, me…