Idriz Vehapi: Lavdi jetës dhe veprës së Tonit, Micit, Bekteshit, Hamdiut e Nezirit

06 nëntor 2018 | 15:56

Ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka përkujtuar në 20-vjetorin e rënies dëshmorët Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici nga Rahoveci si dhe dëshmorët Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi e Nezir Ymeri nga Komuna e Vushtrrisë.

Vehapi ka thënë se këta dëshmorë u bënë pjesa më e lavdishme e historisë.

“Ta duash lirinë deri në vetëmohim, të duhet inteligjencë e lartë dhe guxim i pashoq. Të tillë ishin dy heronjtë tanë Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, të cilët po i kujtojmë sot në 20 vjetorin e rënies. I kujtojmë edhe Bektesh Halitin, Hamdi Hajrizin e Nezir Ymerin nga komuna e Vushtrrisë, që ranë bashkë me djemtë tanë. Ata u shndërruan në liri. U bënë pjesa më e lavdishme e historisë, krenaria dhe frymëzimi ynë i përjetshëm! Lavdi jetës dhe veprës së Tonit, Micit, Bekteshit, Hamdiut e Nezirit!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Vehapi.

Ta duash lirinë deri në vetëmohim, të duhet inteligjencë e lartë dhe guxim i pashoq. Të tillë ishin dy heronjtë tanë…

Gepostet von Idriz Vehapi am Dienstag, 6. November 2018

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës ka nderuar dy kolosët e lirisë, gjeneral…