Idriz Vehapi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Rahovec

19 prill 2019 | 15:05

Idriz Vehapi ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Rahovec.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se gjatë zgjedhjeve të brendshme, kanë dhënë shembullin më të mirë të demokracisë.

“Të dielën do të përfundojmë këto zgjedhje në degën tonë dhe unë pres përkrahjen Tuaj, me zotimin se do të punoj gjithmonë bashkë me juve ndershëm, siç kam punuar gjatë gjithë jetës”, ka shkruar Vehapi.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar miq, delegatë e simpatizantë të PDK-së në Rahovec,
Ju informoj se do të jem sërish kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Rahovec.
Gjatë zgjedhjeve të brendshme, kemi dhënë shembullin më të mirë të demokracisë dhe do të dëshmojmë qytetari kurdo dhe kudo. Të dielën do të përfundojmë këto zgjedhje në degën tonë dhe unë pres përkrahjen Tuaj, me zotimin se do të punoj gjithmonë bashkë me juve ndershëm, siç kam punuar gjatë gjithë jetës.
Dekada e Re po na pret për të dhënë fuqishëm kontributin për jetësimin e saj, sepse kjo është shpresa për jetë më të mirë në Rahovecin tonë, në Kosovën tonë!
Faleminderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka…