Idrizi: Të bashkuar në rrugën drejt fitores!

08 nëntor 2021 | 23:43

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar nëndegën e PDK-së “Qëndresa 1”. Idrizi ka paraqitur para të pranishmëve programin qeverisës të tij pë këtë lagje.

Ferit Idrizi ka falënderuar edhe kryetarin e kësaj nëndege, Arben Mlinakun për ruajtjen dhe rritjen e kësaj lagjeje të bastionit të PDK-së.

“Në nëndegën “Qëndresa 1”, në konakun e kryetarit të kësaj nëndege Arben Mlianku, e cila është bastion i pathyeshëm yni, shkova për të folur për projektet konkrete për këtë pjesë të qytetit”, ka shkruan ndër tjera në llogarinë e tij në “Facebook”, Ferit Idrizi.

Postimi i plotë i Idrizit:

Në nëndegën “Qëndresa 1”, në konakun e kryetarit të kësaj nëndege Arben Mlianku, e cila është bastion i pathyeshëm yni, shkova për të folur për projektet konkrete për këtë pjesë të qytetit.

Programi ynë qeverisës do ta prekë secilën lagje të qytetit, pa dallim. Së bashku me banorët e kësaj pjese të qytetit, kemi listuar projektet emergjente dhe afatgjate dhe bashkë me ta do t’i bëjmë realitet.

I gjithë qyteti është rreshtuar përkrah nesh dhe fitorja jonë është vetëm gjashtë ditë larg.

#kryetaritëgjithëve

https://www.facebook.com/1939555702928079/posts/3024379014445737/?d=n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ethereum arrin një rekord të ri, rritet për 4 për…