Ethereum arrin një rekord të ri

08 nëntor 2021 | 23:05

Ethereum arrin një rekord të ri, rritet për 4 për qind gjatë 24 orëve të fundit – kalon shifrën prej mbi 4,700 dollarë

Kriptovalutat e kanë filluar mbarë këtë javë. Ethereumi, valuta e dytë më e madhe në botë digjitale, është rritur për më shumë se 4 për qind brenda 24 orëve, duke tejkaluar vlerën e saj në treg për 4,700 dollarë.

Ether është kriptovaluta e Ethereumit që në tregun e kriptove shpesh i referohen si Ether apo Ethereum.

Ndërkohë, Bitcoin është rritur për 7 për qind, duke shkuar kështu vlera e saj në 66.250 dollarë. Megjithatë është një rënie e lehtë krahasuar me muajin e kaluar, kur kishte shkuar deri në 66,900.

Arsyeja për këto lëvizje ende janë të paqarta, por tregu i kriptovalutave njihet si një treg që brenda ditës mund të varioj deri në 20 për qind më pak ose më shumë. /Telegrafi/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xavi Hernandez tashmë është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Barcelonës dhe, në…