IKD-ja publikon ‘Doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme’: Ndalja e pagës për grevistët e ‘mbyt’ organizimin sindikal

30 prill 2024 | 15:54

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Bashkuar, të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBAShK), me përkrahje të Programit për Angazhim Qytetar, të martën kanë publikuar “Doracakun për shpalljen e grevës së ligjshme”.

Në kuadër të këtij doracaku është mbajtur edhe një diskutim, ku nga të pranishmit është thënë se ndalja e pagave për grevistët është “mbytje për organizimin sindikal”.

Hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka thënë se ndalja e pagave për grevistët nënkupton mbytje të organizimit sindikal.

Ai ka thënë se pasojat e grevës nuk duhet të shikohen vetëm tek pagat por dëmi që shkaktohet nga grevat tek secili sektor.

“Me ua ndalë pagat arsimtarëve ku mblidhet 0.5 për qind  e pagës mujore është me e mbyt organizimin sindikal. Nëse një pagë e mësimdhënësit është 500 euro, atëherë 0.5 për qind  është 2.5 euro. Rrjedhimisht, nëse ndalen pagat në sektorin ta zëmë për shembull të Arsimit, të minatorëve të Trepçës ose të secilit organ publik ose në sektorin privat të punëtorëve, atëherë organizim sindikal në Kosovë s’mundet me pas kurrë askush prej punëtoreve në Kosovë nuk hyn në grevë kur pasojat mundet me i pas në ndalesë të pagës dhe kur në Kosovë ka traditë sindikale siç është te SBAShK-u, por nuk ka organizatë të mëdha të punëtorëve ku përqindja e anëtarësisë paguhet më lartë, ku pastaj fondi mundet me i mbuluar pagat e grevës”, ka thënë Jakaj.

Ndërsa kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se “Doracakut për shpalljen e grevave të ligjshme” do u ndihmojë në realizimin e të gjitha kërkesave në lidhje me grevën.

“Është shumë i lehtë për tu përdorur edhe ka një gjuhë të qëndrueshme juridike, po ka edhe gjuhën të kuptueshme shqipe sepse e di kur kthehet në ana juridike shqipja e merr rëndësinë e vet”, ka thënë Hykolli.

Hykolli ka përmendur edhe faktin se doracaku ka përfshirë të gjitha normativat ligjore dhe është i bazuar në ligj.

“Modelet e dhëna janë shumë të kuptueshme në këtë doracak dhe janë të përdorshme. Kanë dhënë këshilla të bollshme, negociatat për të arritur në qëllimet e caktuara. Kjo është e rëndësishme pasi grevat dhe protestat bëhen kur mungon dialogu social. Kur kemi dialog social e minimizojmë grevën”, ka thënë Hykolli.

Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të  Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se kërkesat e tyre në protestën e së mërkurës janë legjitime dhe se motoja është : “Duam dialog social”.

“Protesta e nesërme është organizmi i bërë më së miri, do jenë kryetari i sindikatave bashkë me anëtarët e kryesisë nga ato shoqatave, po ashtu  nga niveli komunal gjithashtu, shtatë universitetet do të jetë një numër i konsiderueshëm, kërkesat janë legjitime”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se ata janë thirrur në nenin, i cili figuron në Ligjin për organizimin e grevave, ku thuhet që punëdhënësi nuk ka të drejtë t’i ndëshkojë në asnjë formë e as në aspektin material.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në podcastin/dokumentarin e…