IKShPK-ja: Është izoluar rasti i parë i gripit A në këtë sezon

09 janar 2019 | 18:40

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se është duke e përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e vendit duke intensifikuar punën në terren.

“Nga 1 tetori (2018) deri më 9 janar 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 17.119 raste të dyshimta në grip, 2.9148 raste të infeksioneve respiratore akute dhe 16 raste të rënda respiratore akute). Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës”, është thënë në njoftimin për media.
Sipas IKShPK-së, Komuna e Prizrenit dhe Podujevës nga muaji tetor ka pasur rritje të lehtë të rasteve përgjatë muajve pasues nëntor dhe dhjetor, por nuk kalon pragun epidemik.

“Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit – IKShPK deri më 9 janar 2019 janë testuar gjithsej 76 mostra të dyshimta në grip. Sot më datë 09.01.2019 nga laboratori i IKSHPK-Qendra Kombëtare e Gripit është konfirmuar një rast pozitiv në Influencën A. Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina. Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nëse duam ta shohim veten se kush jemi, ne duhet…