IKShPK-ja kërkon nga qytetarët të kenë kujdes gjatë konsumimit të ushqimit

07 qershor 2022 | 16:34

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë konsumimit të ushqimit.

Ky institut u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë këtyre ditëve t’i shmangin disa ushqime.

“Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht. Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj. Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm”, është thënë në apelin e IKShPK-së.

Apeli i plotë i IKShPK-së:

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi.

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

–        para se të filloni të përgatisni ushqimin

–        pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

–        pas përdorimit të tualetit

–        pasi të pastroni hundën

–        pasi të prekni një kafshë

–        pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK  PËR JETÊN E QYTETARËVE!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
08.06.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…