Ilir Deda kërkon shkarkimin e Hashim Thaçit

30 gusht 2018 | 22:26

Deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka arritur ta realizojë atë që diplomacia serbe është munduar ta bëjë që tri dekada, prandaj, sipas deputetit, Thaçi duhet të shkarkohet.

Deda e ka akuzuar Thaçin duke thënë se po e ndan Perëndimin në dy kampe të ndryshme.

Postimi i plotë i tij:

H. Thaçi ka mbrri të bëjë të paimagjinueshmen – ta ndajë Perëndimin në dy kampe – pro dhe kundër “korrigjimit të kufijve”/ndarjes së Kosovës – diçka që diplomacia serbe pa sukses e avokon qe 3 dekada. Kur një mekanizëm i tërë diplomatik lëvizë nga pozicionet parimore 30 vjeçare, është tejet i vështirë kthimi prapa.
Kjo e bënë Kosovën humbëse në çdo variant në këtë moment sepse e konfronton me aleatët e paktë, dhe të përçarë, perëndimorë.
Për neve mbetet kjo rrugë:
– Votë absolute e Kuvendit kundër marrëzisë së Thaçit me 4 shtator, gjithashtu edhe protestë masive qytetare;
– Shkarkim i tij dhe zgjedhja e Presidentit të ri;
– Marrëveshje për zgjedhje të reja parlamentare;
– Konsensus i plotë për rrugën e mëtutjeshme në dialogun me Serbinë që do ta udhëheqë Qeveria e re e Kosovës bashkë me opozitën re pas zgjedhjeve parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretarët e përgjithshëm të NATO-s po mbështesin propozimin për selinë…