Ilir Ibrahimi: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje por për zgjidhje

13 gusht 2019 | 16:22

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se Republika e Kosovës nuk ka nevojë për zgjedhje por për zgjidhje.

Ai ka thënë se aktualisht zgjedhjet do ta ndajnë edhe më tepër këtë klasë politike, dhe si rezultat do të ofrojnë pak ose hiq zgjidhje.

Sipas Ibrahimit, në një fushatë zgjedhore ku do të garohet duke u thirrur në rrahje gjoksesh dhe trimëri odash, vështirë se do të mund të krijohet një ambient të cilin e kërkon koha.

“Nëse shtetet më të fuqishme të botës pa të cilat nuk do të kishim as liri as shtet janë bërë bashkë për të na treguar edhe një herë se cila është rruga që duhet të ndjekim, është më se e nevojshme që edhe klasa politike kosovare të bëhet bashkë dhe të ofrohet si partner në këtë rrugëtim. Është shumë e vërtetë që zgjedhjet janë gurthemeli i demokracisë dhe ato duhet inkurajuar sa here që përmes tyre mund të arrihet një zgjidhje. Por zgjedhjet në këtë moment do ta ndajnë edhe më tepër këtë klasë politike, dhe si rezultat do ofrojnë pak ose hiq zgjidhje. Në një fushatë zgjedhore ku do të garohet duke u thirrur në rrahje gjoksesh dhe trimëri odash, vështirë se do të mund të krijohet një ambient të cilin e kërkon koha”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mirëpritur deklaratën…