Veseli mirëpret përpjekjet e vendeve të Quintit për zhvillimin e dialogut Kosovë – Serbi

13 gusht 2019 | 16:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të vendeve të Quintit (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës) rreth ecurisë së dialogut Kosovë-Serbi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova arriti pavarësinë e saj duke pasur në krah një aleancë të fortë me Perëndimin.

Veseli ka thënë se një nga temat mbi të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në këto zgjedhje është nëse Kosova dëshiron t’i vazhdojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë ndërkombëtarë, apo t’i trajtojë ata si armiq dhe të përpiqet që të mbijetojë e vetme.

“Ne duhet t’i mbrojmë interesat e Kosovës, por nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë pa partnerët tanë strategjikë. Prandaj, mirëpresim përpjekjet e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë për zhvillimin e dialogut. Megjithatë, ne kërkojmë nga BE që ta parandalojë financimin e strukturave paralele në Kosovë nga Qeveria e Serbisë, të ndalojë projektet kolonizuese serbe përmes ndërtimit të lagjeve në veri, të lejohet rindërtimi i shtëpive të djegura atje ku shqiptarët jetonin para vitit 2001, si dhe të dënohen kriminelët dhe përdhunuesit serbë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë dhe pas luftës në Kosovë”, ka deklaruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka…