Imazhe të reja mahnitëse të Jupiterit

12 maj 2020 | 10:38

Publikohen imazhe të reja mahnitëse të Jupiterit dhe shkëlqimit të tij vezullues.

Ato janë shkrepur nga anija hapësinore “Juno”, teleskopi hapësinor “Hubble” dhe një teleskop në veri të Hauait.

Vëzhgimi i këtij ekipi nxori si rezultat këto fotografi tepër të veçanta dhe zbuloi se çfarë po ndodh brenda Jupiterit.

Nga vëzhgimet vërehen stuhi shumë të fuqishme dhe të vazhdueshme. Imazhet e rralla erdhën falë kombinimit të tre mënyrave të ndryshme të observimit të planetit më të madh të sistemit tonë diellor.

“Hubble” vrojtoi shikueshmërinë dhe dritën ultraviolet, teleskopi në Hauai kapi valët termale infrared dhe “Juno” kapi sinjalet radio nga vetëtimat e stuhive të Jupiterit. Sipas studiuesve, ato kishin 3 herë më shumë energji se vetëtima më e fuqishme në tokë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës,…