Imazhi i rrallë i kometës që shkëputet nga sistemi diellor dhe që Toka nuk do mund ta shohë më

18 shtator 2022 | 20:15

Imazhi i një komete që nuk do të shihet më kurrë nga Toka ka fituar një çmim prestigjioz fotografie.

Fotografia tregon një pjesë të bishtit të kometës Leonard, duke u shkëputur dhe duke u larguar nga sistemi diellor. Kometa u pa shumë pak nga Toka pasi u zbulua në vitin 2021, por tani është larguar nga sistemi ynë diellor.

Observatori Mbretëror Greenwich në Londër drejton konkursin e Fotografisë Astronomike të Vitit dhe e quajti imazhin “të habitshëm”. Imazhet janë shfaqur në një ekspozitë në Muzeun Kombëtar Detar në Londër që nga e shtuna.

“Kometat duken ndryshe nga ora në orë, ato janë gjëra shumë befasuese“, shpjegoi fotografi fitues Gerald Rhemann, nga Vjena, Austri.

Fotografia është shkrepur në ditën e Krishtlindjes 2021 nga një observator në Namibi, vendi ku duken qiejt më të errët në botë. Ai nuk e kishte idenë se bishti i kometës do të shkëputej, duke lënë pas gjurmë pluhuri.

“Isha i lumtur që e bëra foton, kjo është kulmi i karrierës sime në fotografisë”, tha ai për BBC News.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i shqetësuar se…