Immobile i shpall “luftë” Ronaldos

24 gusht 2018 | 12:43

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, pranoi se përballja me Cristiano Ronaldo do të jetë shumë e vështirë, si në fushën e lojës, ashtu edhe në garën për t’u shpallur golashënuesi më i mirë i Serie A.

Portugezi kaloi nga Real Madrid te Juventus për 100 milionë euro. Immobile, i cili shënoi 41 gola në 47 ndeshje zyrtare me Lazio në sezonin e kaluar, u shpall golashënuesi më i mirë i Serie A.

“Në momentin që kalimi i Cristiano Ronaldo te Juventus u zyrtarizua, unë mendova: falë Zotit isha në kohë për të fituar ‘këpucën e artë’ në sezonin e kaluar. Do të jetë e vështirë ta mposhtësh atë në fushën e lojës dhe në garën për trofeun e golashënuesit më të mirë, por mua më pëlqejnë sfidat e vështira. Ronaldo e ka fituar shpesh këtë çmim dhe do të përpiqet të përsëritet në Itali”, ka thënë Immobile.

Nesër, Juventus i Ronaldo do të presë Lazion e Immobile. Immobile shënoi në ndeshjen e parë kundër Napoli, pavarësisht se Lazio humbi, ndërsa Ronaldo “ngeci” përballë Chievo, pavarësisht se Juventus fitoi. Te Real Madrid, Ronaldo shënoi 450 gola në 438 ndeshje zyrtare, më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e klubit “Los Blancos”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” fitoi 15 trofe te Real Madrid, mes të cilëve katër herë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i…