Immobile: VAR-i nuk ekziston për ne

12 mars 2018 | 09:03

Ciro Immobile ishte shumë i nervozuar me sistemin VAR që ka dënuar Lazion edhe njëherë megjithëse ai ka shënuar një gol spektakolar me thembër.

Lazio barazoi 2-2 me Cagliarin pasditen e së dielës në Serie A, me sulmuesin e përfaqësueses që shënoi një gol fantastik në fund duke i dhënë një pikë ekipit të tij.

Gjithsesi, skuadra e Simone Inzaghit u ndëshkua edhe njëherë nga VAR. Arbitri i ndeshjes Marco Guida dha një penallti për vendasit pasi u konsultua me VAR-in.

“Nuk na duhej ky barazim. Jemi gjysmë të kënaqur me rezultatin, donim të fitonim dhe duhet të kishim fituar. Nuk luajtëm mirë dhe e dimë këtë gjë. Duhet të rikthehemi te fitorja sa më shpejt të jetë e mundur. Kur vjen puna për ne, gjyqtarët nuk duan asnjëherë ta përdorin. Mendoj se sot ishte një nga penalltitë më të pastra që mund të kem parë”, ka thënë Immobile.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë…