Implementohet projekti “Oppurtunity Scouting” në shkollën “Hasan Prishtina”

03 tetor 2019 | 17:01

Organizata GIZ ka implementuar projektin “Oppurtunity Scouting” përmes të cilit ka mbështetur themelimin e kompanive virtuale “We’re hiring n’Mitrovicë” dhe “Mitrovica Punëson” në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij projekti ka pasur për synim të rrisë punësimin e të rinjve duke përmirësuar cilësinë e Arsimit, formimin profesional dhe forcimin e mekanizmave të përputhjes ndërmjet ofertës dhe kërkesës në tregun e punës.

Me këtë rast, në implementimin e këtij projekti kanë marrë pjesë drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, drejtori i shkollës ekonomike “Hasan Prishtina”, Avdullah Bejtullahu, menaxherja e projektit, Kumrije Kelmendi Aliu, si dhe nxënës e mësimdhënës nga kjo shkollë.

Në fjalën e tij, drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, ka thënë se ky projekt ka ndikuar direkt në ngritjen e cilësive dhe aftësive praktike për nxënësit dhe një shembull i tillë është mirë të vazhdohet edhe në gjeneratat pasuese.

Përkrahja institucionale që i është dhënë kompanive nga Komuna e Mitrovicës dhe Qendra për Punësim në Mitrovicë, është një garant që qëndrueshmëria e kompanisë dhe puna e saj të vazhdojë edhe në vitet në vijim, duke pasur parasysh që vetëm gjatë tri javëve të punës, kompania “We’re hiring n’Mitrovicë” ka arritur të gjejë mbi 700 biznese aktive që operojnë në regjionin e Mitrovicës, nga to janë kontaktuar mbi 240 sosh, prej të cilave mbi 80 kompani ofrojnë vende të lira pune dhe praktikë profesionale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas dy ndeshjeve në Superligë, sot janë zhvilluar edhe tri…