Incident në avion, pasagjeri grushton pilotin

12 maj 2022 | 14:12

Një pilot u godit me grusht nga një pasagjer britanik, i cili u arrestua pasi shkaktoi një situatë të tensionuar në një avion plot me pasagjerë.

Disa gra u lënduan gjithashtu ndërsa përleshja ndodhi pasi avioni u ul në Kretë, Greqi.

Autori u inatos pasi u paralajmërua nga policia se do të shoqërohej në aeroport për shkak të sjelljes së keqe gjatë fluturimit.

Piloti doli nga kabina që të qetësonte gjakrat përpara se të goditej me grusht në fytyrë.

Një video e filmuar brenda avionit tregon pasagjerët e tjerë që bërtasin dhe përpiqen që të qetësojnë autorin.

Autori ishte rreth 30 vjeç.

Kliko për të parë videon 

Një grua 37-vjeçare që fluturoi për në ishullin grek me burrin e saj tha për The Sun: “Ishte kaos i plotë.”

Pasagjerëve iu desh të prisnin dy orë për të dhënë deklaratat për policinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Economist Forcat ukrainase po luftojnë kundër pushtuesve rusë duke…