Indi, 28 milionë persona aplikojnë për 90 mijë vende pune

02 prill 2018 | 11:07

Së paku 28 milionë njerëz kanë aplikuar për një punë në hekurudhat e Indisë pas lajmit për rekrutime në mbarë vendin.

Punëdhënësi i 10-të më i madh në botë ka ofruar 90 mijë vende pune, 26 mijë shoferë dhe 63 mijë poste të tjera, si postierë, punues të metalit, etj.

Rreth nëntë milionë mendohet të kenë aplikuar në pesë ditët e fundit, me të shtunën si afatin e fundit të aplikimeve.

Kandidatët duhet të jenë ndërmjet moshës 18 dhe 31 vjeç. Sipas formularit të aplikimit prej 57 faqesh, duhet të ndërmarrin një provim me shkrim ose online.

India po përballet aktualisht me një krizë punësimi dhe të gjesh një vend pune në një ndërmarrje shtetërore ofron të ardhura të garantuara.

Rrjeti hekurudhor i Indisë, i cili menaxhon 75 000 milje udhëtim nëpër të gjithë vendin, punëson 1.3 milion njerëz dhe transporton rreth 8.2 miliardë udhëtar në vit.

Në vitin 2013, kur kryeministri Narendra Modi po bënte fushatë, kishte premtuar se do krijonte 10 milionë vende të reja pune në Indi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio është i njohur për lidhjet e…