India, gati 7 milionë raste me koronavirus, ShBA-ja 7.6 milionë

09 tetor 2020 | 08:51

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronaviusi në Indi është rritur në 6.9 milionë, duke raportuar brenda një dite rreth 70 mijë raste. Sipas mediave të huaja, përcjell “Telegrafi”, rreth 106 mijë persona kanë ndërruar jetë deri më tani si pasojë e Covid-19.

India radhitet e treta në botë për nga numri i viktimave, pas ShBA-së dhe Brazilit, ndërkaq për sa i përket bilancit të të prekurve, ajo qëndron e dyta botërisht.

ShBA-ja, në anën tjetër, ka regjistruar deri më tani më shumë se 7.6 milionë raste nga virusi vdekjeprurës, bazuar kryesisht nga të dhënat e Universitetit “John Hopkins”.

Vendi ka të ngjarë që deri javën e ardhshme ta arrijë shifrën e tetë milionë të prekurve nga koronavirusi, shkruan “The Guardian”. Po ashtu, bëhet me dije se numri i viktimave u rrit në 212 mijë duke e bërë atë njëherësh vendin më të goditur në botë nga pandemia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka zhvilluar një…