India prezanton planet për lehtësim të masave të izolimit

30 maj 2020 | 23:13

India ka prezantuar planet për lehtësim të mëtejmë të masave të izolimit, pavarësisht pse ky shtet ka regjistruar rekord të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Nga 8 qershori, restorantet, hotelet, qendrat tregtare dhe vendet e lutjes do të lejohet të rihapen më shumë zona, në kuadër të fazës së parë të lehtësimit të kufizimeve.

Disa javë më vonë, me mundësi në korrik, shkollat dhe kolegjet do të kenë mundësi të rikthejnë mësimet.

Megjithatë, zonat me numër të madh të të infektuarve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, do të mbesin në izolim të plotë.

Ky plan është prezantuar pasi India ka regjistruar një rekord të numrit të të infektuarve me këtë virus brenda një ditë, afro 8,000.

Në total ky shtet ka regjistruar rreth 174,500 persona të infektuar, prej tyre 5,000 kanë vdekur.

Kombi indian prej 1.3 miliard banorësh është goditur më pak sesa shumë vende tjera nga ky virus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra persona kanë protestuar kundër planeve të kompanisë së prodhimit…