India shënon rekord botëror të vdekjeve nga Covid-19 për 24 orë

10 qershor 2021 | 08:26

India të enjten e shënoi shifrën më të lartë ditore të viktimave të koronavirusit – 6.148. Kjo shifër erdhi pasi autoritetet i rishikuan të dhënat, me ç’rast u përfshinë njerëzit që kanë vdekur në shtëpi apo në spitale private.

Departamenti shëndetësor në Bihar, një nga rajonet më të varfra të Indisë, e rishikoi shifrën e përgjithshme të viktimave të pandemisë dhe e ndryshoi nga rreth 5.400 në mbi 9.400, shkruan Reuters.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve në Indi shkoi në 29.2 milionë pas 94 mijë rasteve të reja që u regjistruan në 24 orët e fundit, ndërsa shifra e përgjithshme e viktimave është 359.676, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më 12 shkurt, Shtetet e Bashkuara regjistruan 5.444 të vdekur nga Covid-19 për një ditë, që ishte rekord për atë kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” përmes një…