Indiani shpallet fajtor për vrasjen e gruas me kobër

12 tetor 2021 | 11:04

Një burrë nga rajoni jugor indian, Kerala, është shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij 25-vjeçare vitin e kaluar duke përdorur një gjarpër helmues të llojit kobra.

Të hënën, i akuzuari, i identifikuar vetëm si Sooraj është shpallur fajtor për vrasje nga një gjykatë e apelit në distriktin Kollam, shkruan “Independent”.

Burri dyshohet se kishte siguruar dy gjarpërinj përmes një personi që merrej me kapjen e tyre dhe ia kishte lëshuar bashkëshortes, të identifikuar vetëm me emrin Uthra, dy herë brenda disa muajve.

Në herën e parë, në mars të vitit 2020, Uthra kishte pësuar lëndime, pasi ishte kafshuar nga gjarpri në shtëpinë e burrit të saj në qytezën Adoor, që shtrihet në distriktin Pathanamthitta.

Më 7 maj, gruaja është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në qytezën Anchal. Sipas raportimeve fillestare, shkaktar i vdekjes së saj ishte kafshimi nga gjarpri.

Pas vdekjes, familja e gruas  ka dorëzuar në polici një ankesë, duke dyshuar për veprime të qëllimshme. Sooraj më vonë ishte arrestuar nën akuzën për vrasjen e bashkëshortes. Prindërit dhe motra e tij janë akuzuar për dhunë në familje.

Pas arrestimit, i akuzuari në korrik është rrëfyer rreth krimit dhe ka thënë se i kishte dhënë bashkëshortes pilula për gjumë dhe kishte lëshuar një gjarpër për ta sulmuar atë.

I akuzuari e kishte planifikuar me përpikëri krimin dhe i kishte lëshuar të dy gjarpërinjtë për ta mbytur gruan, sipas policisë indiane.

Policia ka thënë se beson që motivi i krimit ishin paratë. Ndonëse burri kishte marrë disa të holla dhe një sasi të arit në kohën kur ishte martuar, ai nuk ishte i kënaqur me sasinë.

Sipas një tradite indiane, familja e nuses duhet t’i japë dhurata ose para dhëndrit, kur çifti të martohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muajt e dimrit, së bashku me motin e ftohtë, sjellin…