Ines Demiri takohet me drejtorin e Lëvizjes për Sigurinë e Izraelit

18 maj 12:15

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri është takuar me drejtorin e Lëvizjes për Sigurinë e Izraelit, Amir Avivi.

Demiri ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se me Avivi-n kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimit dhe zhvillimeve të fundit në Izrael.

“Ishte kënaqësi të takoj z. Amir Avivi, drejtor ekzekutiv i Habithonistim. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve edukative të Kosovës dhe Izraelit të fokusuar në studimet e Lindjes së Mesme dhe punët e jashtme. Gjithashtu folëm edhe për zhvillimet e fundit në Izrael”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe…