Infantino kundër sanksioneve për ekipet që ideuan Superligën

05 maj 2021 | 12:49

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantinon ka deklaruar se ideja për themelimin e Superligës Evropiane ishte separatiste.

Megjithatë, ai është shprehur kundër marrjes së masave ndëshkuese për ekipet që ideuan këtë projekt.

“Disa veprime duhet të kenë pasoja dhe të gjithë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, por gjithmonë duhet të keni kujdes kur flisni për sanksione. Për cilat sanksione po flasim? Thuhet shpejt se është e nevojshme të ketë ndëshkime, por gjithashtu duhet të mendojmë për pasojat e sanksioneve të mundshme sepse kur ndëshkon një klub lojtarët, trajnerët, tifozët, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me të, gjithashtu ndëshkohen”, tha presidenti i FIFA-s në një intervistë përmes emailit për “L’Equipe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hera e parë në jetën time që vlerësoj një…