PENA

05 maj 2021 | 12:49

Është hera e parë në jetën time që vlerësoj një poet që kam në miqësinë time, jo vetëm këtë autor, por kam edhe të tjerë poet që me të vërtetë meritojnë vlerësim dhe respekt nga ana ime. Ndoshta nuk jam dhe aq i aftë të shpreh një vlerësim ashtu siç e shprehin poetët e mëdhenj, por do të shprehem me aq kapacitet që kamë, që mos ta zgjas shumë, dua të flas për këtë autor të mrekullueshëm , është një mik një atdhetar një poet dhe penë e artë, z- Arben Kurteshi ka lindur me dt 19. 05. 1972 në Gjilan Kosovë ai jeton prej vitesh në Zvicër.  Poeti Arben Kurteshi tashmë e njohin shumë lexues, unë personalisht kam që 5-së vite që e njoh, zëri i tij në vëllimin e parë të librit që ka botuar me titullin TINGUJT E ZEMRËS , ka tërhequr shumë vëmendje nga ky talent i pa zbuluar kohë më parë, dua të ndalem  një çast tek një poezi e tija që shpërthen si një vullkan nga toka për dashurin e atdheut, dhe ky autor besoj se të gjitha poezitë i ka krijuar nga mërgimi.

 

I PAMPOSHUR

______________

Jam i pamposhtur

Lëshoj kushtrim,

Kam shumë zemra

Në trupin tim.

_____________

Disa rrahin

Në gjoksin tim,

Të tjerat më rrahin

Në mërgim.

______________

Më mbajnë të fortë,

Më bëjnë trim,

Të gjitha janë

Nga gjaku im.

______________

Jam tokë e vjetër

Shkëmb e gur,

Kam shumë zemra

Nuk shuhem kurrë.

______________

Poeti, Arben Kurteshi është vërtetë një misionar që ka arritur me mjeshtri të përcjellin ndjenjat e tij shpirtërore në vargje, ky talent tashmë është në zemrën e poezisë, ai na shfaqet herë me poezi dhe herë me thënie.

 

****

Unë nuk jam poet i madh

Si ata të mëdhenjtë nga Shqipëria,

Jam i vogli kosovar,

Por shqip janë shkronjat e mia.

 

***

Poeti Arben Kurteshi lartëson, lart e më lart poetët e madhej nga Shqipëria, ndërsa unë do të shtoja se ky autor është tashmë në të njëjtin brumë me poetët e madhej që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare.  Ky autor meriton vërtetë një vlerësim me të gjitha drejtat që i takojnë, në poezitë e tija lexohet qartë se ky autor bën thirrje për bashkimin kombëtar, aty na shfaqet me një tjetër poezi që frymëzon çdo lexues për dashurinë e atdheut .

 

ORKESTRA

____________

Ka shumë kohë,

Që po mendoj,

Një orkestër

Të formoj.

____________

Ti mbledh bijtë

Nga Shqipëria

Nga Kosova

E Malësia.

____________

Të këndojmë

Të gjithë bashkë

Siç kënduan

Ilirët e lashtë

____________

Dhe kur bashkë të jemi

Me ata nga mërgimi

Këngës për bashkim do t’ia themi

Përherë nga gëzimi

____________

Poeti Arben Kurteshi vazhdon akoma të shkruaj me poezitë e tija të mrekullueshëm, ky autor shfaqet shpeshherë me një tjetër poezi me titulli ATO NËNA, kur e lexova për herë të parë mishi i trupit më është rrëqethur, dhe e vërteta e atyre nënave që vuajtën dhe që na rritën me shumë sakrifica gjendet pikërisht në vargjet e autorit>>

 

ATO NËNA

____________

Shumë më dhimbsen ato nëna

Që s’patën fat në shkollë të shkonin

E në vend të abetares

Kapën draprin në arë t’punonin.

____________

Edhe n’ara edhe n’shtëpi

Laj, fshi e misër bluaj

Me njërën dorë rritën fëmijë

E me tjetrën n’magje gatuaj.

____________

Oh, shumë m’dhimbsen ato nëna

Që rritën trima, e vetë vuaj

Rritën vajza e rritën djem

Prapë i lanë, ikën n’dhe t’huaj

____________

Shumë prej tyre na kanë lënë

Disa të tjera ende janë gjallë

Ah, ato nëna sa shumë për ne bënë

Veç një nënë sa një mëhallë.

____________

Shpirti i madh i këtij autori bën thirrje në çdo varg, autori din shumë bukur të përcjelli  dhimbjen e nënave që sakrifikuan për të na rritur. Poeti Arben Kurteshi ka një penë të mirëfilltë, herë shprehet me dashuri në vargje, e herë na kujton dhimbjet që kombi ynë ka kaluar, ky autor me vargjet e tija është aq i mirëfilltë sa që rrëmben zemrat e lexuesit  në çdo poezi apo thënie, me këtë rast dua të ju përcjell një tjetër poezi që shkruan për mërgimin që na ndau persë gjalli me nënën babanë vëllain dhe motrën.

 

KTHIMI I PAPRITUR

____________

Herët në mëngjes

Filloi dielli të shndrit,

Dëgjova zëra njerëzish

Duke pëshpëritur.

____________

Syve s’u besoj

Në këtë qetësi,

Kur shoh ata njerëz

Që vijnë në shtëpi.

____________

Disa ishin plakur

Disa ishin të rinj:

-Zot, a është e mundur,

Këta janë bijtë e mi?!

____________

Ne të lamë të re

E të gjetëm plakë

Të lutem për atë Perëndi

Na e fal këtë mëkat.

____________

Ky autor vërtetë me ka çuditur, vargjet e tija tregojnë realitetin që po jetojmë, në vargjet e këtij autori kuptohet shumë qartë se çfarë kërkon zemra e tij e madhe, poeti Arben Kurteshi ka plot poezi të tjera, por unë shpreha ca prej tyre, dhe poezitë e tija ja kam lexuar që të gjitha, nuk besoj të kem harruar ndonjë poezi që ky autor ka shkuar, unë do të kisha shumë dëshirë ta njoh nga afër, shpresoj që një ditë do të takohem me këtë autor bashkë në një tavolinë, dhe të bisedojmë për shumë gjëra për letërsinë shqiptare. Me këtë rast po e mbylli me pak fjalë, i uroj nga zemra që pena e tij të arrijë majat.

Respekt të përzemërta nga miku juaj, Dedë Deda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti i Kombëtares Eros Grezda, një…