Infektohet trajneri i skuadrës angleze

12 mars 2020 | 23:47

Anglezët sot vendosën që kampionati i futbollit të vazhdonte normalisht në fundjavë, por tashmë duket se ata do të ndryshojnë mendje.

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se trajneri Mikel Arteta është i infektuar me Coronavirus. Ky është mesazhi përfundimtar për drejtuesit e FA-së, që Premier League duhet të pezullohet. Të paktën, nuk duhet të luhen ndeshje me tifozë.

Kështu ndodhi në NBA, përtej Atlantikut. Sapo një basketbollist u njoftua se është me Coronavirus, u anuluan të gjitha ndeshjet, edhe pse tifozët ishin bërë gati për spektakël.

Anglezët pritet të reagojnë shpejt me një vendim. Në ishull nuk janë mbyllur as shkollat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas mjekëve rritja e tmeperaturave ndikon në largimin e virozave.…