Infermiereve të infektuara zvicerane u kërkohet të dalin në punë

07 dhjetor 08:17

 

Në të gjithë Zvicrën pjesëtarët e personelit të shtëpive të kujdesit nxiten të punojnë edhe nëse ata vetë janë të infektuar me koronavirus. Sipas gazetës “SonntagsZeitung”, menaxhmenti në një shtëpi kujdesi në kantonin e Bernës u ka kërkuar disa infermierëve të sëmurë, të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19, që të dalin në punë.

Kantoni i Fribourgut ka miratuar shfrytëzimin e stafit të sëmurë, shkruante gazeta.

“Ne kemi raporte përkatëse nga kantone të ndryshme”, konfirmon Yvonne Ribi nga Shoqata Zvicerane e Profesionistëve të Infermierisë.

Ajo i tha “SonntagsZeitung” se dinte për institucione në disa kantone ku, me gjithë rezultatin pozitiv të testit dhe simptomat e qarta, infermierëve në një shtëpi pleqsh u është kërkuar që gjithsesi të punonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Shkalla e papunësisë në Kosovë si pasojë e pandemisë…