Infermierja nënshkroi testamentin e vdekjes

09 prill 09:27

Një infermiere 21-vjeçare, e cila është në vijën e parë të luftës kundër COVID 19, ka firmosur testamentin. Siç thotë ajo, ekziston mundësia të infektohet dhe ta humbet jetën nga virusi.

Emri i 21-vjeçares është Kate O’Flaherty nga Dublini dhe, derisa po shërben në luftën kundër COVID 19, ka menduar të lë edhe një mundësi që të gjendet nëse do të sëmuret nga COVID 19.

Në një letër publike 21 vjeçja shkroi:

“Është një kohë e tmerrshme për të gjithë ne, ku edhe punonjësit më me përvojë nga ne po mësojnë diçka të re. Vitin e kaluar infermierët ishin në grevë pa dobi. Këtë vit ne po konsiderohemi heronj. Ne nuk duam që ju të na quani heronj. Ne duam që ju të luftoni me ne, të siguroheni që infermierët ta marrin trajtimin dhe pagën që meritojnë. Ne kemi nevojë për të gjithë që të luftojmë së bashku”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes…