Inflacioni në ShBA arrin në 9.1 për qind, më i larti në 40 vjetët e fundit

16 gusht 2022 | 17:26

Rritja më e madhe e inflacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 40 vjetët e fundit po e godet rëndë vendin. Në Nju-Jork, një metropol me gati 9 milionë banorë, është gjithnjë e më e vështirë të paguash qiranë dhe ushqimin.

Në maj të këtij viti çmimet e ushqimeve në Nju-Jork u rritën me ritmin më të shpejtë që nga viti 1981. Kjo rritje u ngadalësua pak në qershor, por çmimet e ushqimeve në ShBA janë ende 9.1 për qind më të larta se një vit më parë.

Kjo është rritja më e madhe që nga viti 1981. Inflacioni i lartë është pasojë e ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit dhe të biznesit të shkaktuar nga vendosja e masave kundër pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka bërë me dije se ka arritur një…