Inflacioni politik sjell rënie elektorale

18 tetor 2021 | 17:38

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar procesin e zgjedhjeve lokale.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se leximi i parë i rezultateve pashmangshëm të çon tek dallimi i madh midis këtyre zgjedhjeve, dhe atyre që sollën pushtetin “Krejt dhe drejt!”.

Molliqaj ka theksuar se inflacioni politik sjell rënie elektorale.

“Pushteti ‘Krejt dhe Drejt!’ është i reduktuar dhe i mbyllur tek një emër. Duke qenë kështu, ky është rezultati më i logjikshëm i bazës ideologjike e organizative të VV-së. Ndaj, qoftë suksesi, qoftë dështimi i atribuohen një emri të përveçëm. VV nuk njeh nocione si shumësia apo autonomia. Njeh rreshtin e bindjes, pavarësisht ideologjisë. Nga Mimoza Kusari tek Agim Bahtiri, rëndësi ka vija e rreshtit dhe mundësia për sukses”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Inflacioni politik sjell rënie elektorale

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale përfundoi. Ishte vërtetë rreth. Pa garancë, pa domosdoshmëri, pa krye. Rreth i fushës së hapur, i demokracisë.
Leximi i parë i rezultateve pashmangshëm të çon tek dallimi i madh midis këtyre zgjedhjeve, dhe atyre që sollën pushtetin “Krejt dhe drejt!”. Shumica flasin për dallimin midis zgjedhjeve lokale dhe atyre qendrore, duke argumentuar pastaj mbi mungesën e emrave e kuadrove për pushtetin “Krejt dhe Drejt!” Nëse pushteti i “referendumit” nuk paska kuadro, kjo nuk flet mirë për të as në nivelin qendror. Mbi të gjitha, kjo vetëm rastësi nuk mund të jetë. Pushteti “Krejt dhe Drejt!” është i reduktuar dhe i mbyllur tek një emër. Duke qenë kështu, ky është rezultati më i logjikshëm i bazës ideologjike e organizative të VV-së. Ndaj, qoftë suksesi, qoftë dështimi i atribuohen një emri të përveçëm. VV nuk njeh nocione si shumësia apo autonomia. Njeh rreshtin e bindjes, pavarësisht ideologjisë. Nga Mimoza Kusari tek Agim Bahtiri, rëndësi ka vija e rreshtit dhe mundësia për sukses.
I rëndë dhe me pasoja do të jetë inflacioni që Albin Kurti i ka shkaktuar fjalorit politik. A nuk ishte rrënqethëse të dëgjosh thirrjet për besnikëri teksa përkrahej Mimoza Kusari. Instrumentalizim e degradim i rëndë është edhe përdorimi i veglave si metaforë për frymëzim politik. Motorët e turbinat mund të tregojnë shpejtësi e efikasitet, por jo mendje e shpirt.
Siç duket ka një mosmarrëveshje mbi leximin e rezultateve të 14 shkurtit. Qytetarët nuk kanë votuar për ta zëvendësuar njerëzit duke vazhduar padrejtësitë. Ata janë hapa larg edhe nga shumë analiza të studiove televizive. Gabimet e pushtetit aktual nuk do të mund të arsyetohen nga analogjia me gabimet e pushtetin të kaluar. Politika bëhet tash dhe këtu!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kryetar konservator i një qyteti hungarez është zgjedhur për…