Ings nga Aston Villa kalon te West Hami

20 janar 2023 | 17:03

West Ham United e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Danny Ings nga Aston Villa.

“Jam tejet i emocionuar që i bashkohem Ëest Hamit. Është e rëndësishme që të ambientohem sa më shpejtë që mundem, dhe të bëjë gjëra të rëndësishme në fushë për Ëest Hamin”, ka thënë Ings.

Në të kaluarën Ings ka qenë pjesë e skuadrave si Burnleyt, Southamptonit e Liverpoolit, para se t’i bashkohej Aston Villas në gusht të vitit 2021. Që nga ajo kohë, ai ka arritur të bëjë 52 paraqitje në të gjitha garat për Aston Villan, duke regjistruar 14 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina e ka mbyllur me humbje ndeshjen e sotme miqësore…